Ndërlidhjet

Afganistan: Nga sulmi i NATO-s – 7 policë afganë të vrarë


Zyrtarë qeveritarë dhe mjekësorë në Afganistan, thonë se nga sulmi ajror i NATO-s gabimisht janë vrarë shtatë policë afganë dhe janë plagosur dy të tjerë, në pjesën veriore të këtij vendi.

Forca Ndihmëse Ndërkombëtare e Sigurisë e udhëhequr nga NATO-ja, e ka konfirmuar “incidentin”, por një zëdhënës tha se aleanca “ende po heton se çka ka ndodhur” në provincën Kunduz, ku talibanët aktualisht janë aktivë.

Zëdhënësi i ministrisë së brendshme të Afganistanit, Zemarai Bashari, tha se forcat afgane ishin bombarduar gabimisht, pasi kishin ftuar që NATO-ja të sulmonte nga ajri kundër sulmuesve talibanë në vendin Imam Sahib.
XS
SM
MD
LG