Ndërlidhjet

OKB: Shefi për ndryshimet klimatike dha dorëheqje


Shefi për ndryshimet klimatike i OKB-së, Yvo de Boer, dha dorëheqje, dy muaj pas samitit për ndryshime të klimës në Kopenhagë.

Ai i ka udhëhequr kornizat e konventave për klimën në Kombet e Bashkuara prej vitit 2006.

Zoti de Boer tha se dorëheqja e tij nuk ka ndërlidhje me samitin e Kopenhagës, në të cilin vendet industriale dhe ato në zhvillim dështuan t’i zvogëlojnë dallimet për arritjen e një marrëveshjeje obliguese për luftimin e nxehjes globale.
XS
SM
MD
LG