Ndërlidhjet

Eshton: Kosova të përfshihet në bashkëpunimin rajonal


Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, ka tërhequr vërejtjen kundër politikës së ndarjes në Bosnjë Hercegovinë dhe ka thënë se në bashkëpunimin rajonal duhet të përfshihet Kosova.

Ajo këto komente i bëri në Beograd, ku arriti pas vizitës në Sarajevë.

Zonja Eshton theksoi se pranimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian “do të marrë kohë”.

Sipas saj, “sfida të rëndësishme” ende gjenden para të gjitha vendeve të këtij rajoni, para se ato t’i bashkohen BE-së.

Në këtë kaudër ajo theksoi se vendet e Ballkanit duhet ta përmirësojnë bashkëpunimin rajonal dhe t’i zgjidhin mospajtimet kufitare dhe tregtare.

Kethrin Eshton tha se “ne e dimë se ku dëshirojmë të përfundojmë – me të gjithë popujt e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”.

Është paralajmëruar se nesër zonja Eshton viziton Kosovën.
XS
SM
MD
LG