Ndërlidhjet

logo-print

Uashington: Dalai Lama arriti në Shtëpinë e Bardhë


Lideri shpirtëror i Tibetit në ekzil, Dalai Lama, arriti sot në Shtëpinë e Bardhë për takim me presidentin amerikan, Barak Obama.

Kina ka dhënë vërejtje lidhur me takimin e presidentit Obama me liderin shpirtëror të Tibetit, të cilin Pekini e konsideron separatist.

Ky takim po bëhet në periudhën e tensioneve në raportet amerikano – kineze.

Kina e ka kundërshtuar shitjen e planifikuar të armatimit amrikan në Tajvan, territor të cilin Kina e konsideron të vetin.

Nga ana tjetër, Uashingtoni, është i shqetësuar nga raportet për dyshime të spiunimit kinez në internet.
XS
SM
MD
LG