Ndërlidhjet

Eshton i filloi takimet në Prishtinë



Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për politikë të Jashtme dhe Siguri, Ketrin Eshton ka filluar vizitën e saj të parë në Prishtinë, në kuadër të turneut diplomatik në rajon.

Fillimisht, Eshton ka zhvilluar një takim të përbashkët me përfaqësuesin special të BE-së, Piter Feith, shefin e misionit EULEX, Iv de Kermabon dhe shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Renco Davidi.

Ndërkaq pas takimit me kryeministrin Hashim Thaçi, kryediplomatja evropiane, Eshton pritet të mbajë edhe një konferencë për gazetar.
XS
SM
MD
LG