Ndërlidhjet

logo-print

Ingusheti: 2 të vrarë, 28 të plagosur



Të paktën dy vetë janë vrarë dhe 28 janë plagosur nga një shpërthim në Ingusheti, republikë ruse në Kaukazin Verior.

Të vrarët janë një polic dhe një civil, ndërsa në mesin e të plagosurve janë shefi i policisë dhe disa oficerë të lartë policie.

Shpërthimi ka ndodhur gjatë kontrollit të një shtëpie në qytetin Nazran, ku pretendohej se fshehen militantët.

Ingushetia, e cila kufizohet me Çeçeninë, kohët e fundit ka qenë arenë e dhunës në rritje të militantëve islamikë.


XS
SM
MD
LG