Ndërlidhjet

logo-print

Britania hedh poshtë përfshirjen në vrasjen e Dubait



Britania ka hedhur poshtë sugjerimet se kishte pasur informacion rreth planeve për vrasjen e komandantit të Hamasit në Dubai dhe se pashaporta fallco britanike do të përdoreshin gjatë operacionit.

Ministria e Jashtme britanike duke iu përgjigjur akuzave të publikuara në gazetën “Daily Mail” tha se informacione të tilla janë plotësisht të pavërteta.
Britania kërkoi nga ambasadori i Izraelit në Londër që të ndihmojë në hetimin e asaj se si gjashtë nga 11 pjesëmarrësit në vrasjen e udhëheqësit të Hamasit kishin pashaporta britanike.

Tre anëtarë të skuadrës që realizuan vrasjen kishin pashaporta fallco irlandeze, një franceze dhe një gjermane.
XS
SM
MD
LG