Ndërlidhjet

Mbi 1 milionë të pastrehë në Porto Prins



Mbi 1 milionë njerëz jetojnë në rrugët e Porto Prinsit, kryeqytetit të Haitit, dhe kanë nevojë për ndërhyrje urgjente humanitare përpara fillimit të stinës së uraganeve në këtë vend.

Shqetësimi u ngrit nga ambasadori i Haitit në Kombet e Bashkuara. Organizata Botërore ka bërë apel për 1.44 miliardë dollarë ndihma për viktimat nga tërmeti në Haiti.

Kërkesa është më e madhja që Kombet e Bashkuara e kanë bërë ndonjëherë për ndihma humanitare.

Zyra e OKB-së për Çështje Humanitare tha se donatorët tashmë janë zotuar për 673 milionë dollarë.
XS
SM
MD
LG