Ndërlidhjet

Gjykata dëgjon Timoshenkon



Gjykata e Lartë në Ukrainë ka filluar seancat dëgjimore rreth ankesës së kryeministres Julia Timoshenko për vjedhje të votave nga rivali i saj Viktor Janukoviç.

“Nuk kam ardhur këtu të mbrojë zgjedhjet presidenciale, por jam këtu të mbroj Ukrainën. Nuk dua që e ardhmja e vendit tim, e ardhmja e popullit tim të ngrihet mbi fallsifikime e gënjeshtra, të cilat ndodhën në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë”, tha Timoshenko para Gjykatës.

Janukoviç fitoi me një avantazh prej 3.5% të votave ndaj Timoshenkos në raundin e dytë të zgjedhjeve presidneciale që u zhvillua në 7 shkurt.
XS
SM
MD
LG