Ndërlidhjet

Ukrainë: Timoshenko thotë se tërhiqet nga ankesa për zgjedhje


Kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko, thotë se tërhiqet nga ankesa e saj në gjykatë, me të cilën e kundërshtoi fitoren e rivalit të saj në zgjedhjet presidenciale, Viktor Janukoviq.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se zonja Timoshenko sot deklaroi se “ne po e tërheqim rastin tonë” dhe theksoi se nuk e sheh asnjë arsye për procedurat e mëtejshme.

Komisioni i Zgjedhjeve i Ukrainës ka shpallur se Viktor Janukoviq e ka fituar rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 7 shkurt, me 3.5 përqind epërsi.

Parlamenti i Ukrainës tashmë e ka caktuar datën 25 shkurt për inaugurimin e presidentit të ri.
XS
SM
MD
LG