Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi ajror u vranë 30 militantë


Zyrtarë të Pakistanit thonë se së paku 30 militantë në Vaziristanin Jugor janë vrarë gjatë një sulmi të sotëm ajror.

Në kumtesën e ushtrisë thuhet se “baza e militantëve në malet Saval ishte marrë në shënjestër pas një informacioni se terroristët po fshiheshin atje”.

Rajoni i Vaziristanit Jugor ishte cak i operacionit operacionit ushtarak të Pakistanit gjatë muajit tetor të vitit të kaluar, që kishte për qëllim dëbimin e militantëve talibanë dhe të al-Kaidës, që këtë territor malor e shfrytëzonin për strehim.
XS
SM
MD
LG