Ndërlidhjet

logo-print

Holandë: Rënie e qeverisë për shkak të Afganistanit


Koalicioni qeverisës në Holandë është shkatërruar pas dështimit të dy partive më të mëdha që të pajtohen lidhur me tërheqjen e trupave nga Afganistani këtë vit, ashtu siç ishte e planifikuar.

Kryeministri Jan Peter Balkenende e shpalli shkatërrimin e kabinetit pas 16 orësh të bisedimeve, që zgjatën deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

NATO-ja ka kërkuar nga Holanda, që ta shqyrtoj mbajtjen e 2 mijë trupave të saj në provincën Uruzgan të Afganistanit edhe pas gushtit të këtij viti, kur ishte planifikuar tërheqja.

Aleanca Demokristiane e kryeministrit Balkenende ka mbështetur idenë e mbajtjes së një numri të reduktuar të trupave, edhe pas afatit të përcaktuar, por Partia Punëtore e kundërshtoi këtë ide, duke kërkuar përfundimin e misionit në Afganistan, ashtu siç ishte planifikuar.
XS
SM
MD
LG