Ndërlidhjet

Tajger Vuds kërkoi falje për sjelle egoiste


Ylli i golfit, Tajger Vuds, në paraqitjen publike ka kërkuar falje për pabesinë ndaj bashkëshortes së tij.

Ai mbrëmë vonë në Floridë, pranoi një varg të pabesive bashkëshortore, konfirmoi se është në trajtim në një qendër rehabilituese dhe disa herë kërkoi falje nga familja, miqtë, simpatizuesit dhe lojtarët e tjerë të golfit, për atë që ai e cilësoi si “sjellje e papërgjegjësi dhe egoiste”.

Tajger Vuds, që është i pari në listat e golfit në botë dhe njëri nga sportistë më të pasur, nuk tha se kur do të kthehet në golfin profesional, duke theksuar vetëm se ka për qëllim, që këtë ta bëjë në të ardhmen, e ndoshta këtë vit.

Imazhi i tij është dëmtuar në fund të vitit të kaluar, kur ai u përplas me veturë jashtë shtëpisë së tij në Floridë.

Pastaj u paraqitën raporte se ai kishte pasur marrëdhënie me më tepër se 10 femra.

Tajger Vuds tha se po përpiqet ta ripërtrijë martesën e tij.
XS
SM
MD
LG