Ndërlidhjet

logo-print

Franca: Siria mund t’i ndihmoj përpjekjet në Lindjen e Mesme


Franca thotë se Siria mund të bëjë progres ekonomik, duke i ndihmuar përpjekjet për paqe në Lindjen e Mesme, përfshirë edhe zgjidhjen për krizën atomike iraniane.

Kryeministri francez, Frasua Fijo, gjatë vizitës së tij të sotme në Damask, tha se “ne pa suses jemi përpjekur t’i afrohemi qeverisë iraniane” dhe se, në këtë aspekt, ka shpresa se “Siria do të ndihmoj në këto përpjekje”.

Lidhjet ndërmjet Francës e Sirisë u ngrohën prej vitit 2008, kur presidenti sirian, Bashar al-Asad e vizitoi Parisin, pas disa viteve të tensioneve lidhur me intervenimin politik të Sirisë në Liban.
XS
SM
MD
LG