Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Vdiq ish sekretari i shtetit, Aleksander Hejg


Ish sekretari amerikan i shtetit, Aleksander Hejg, gjeneral me katër yje dhe ndihmës i tre presidentëve amerikanë, ka vdekur, në moshën 85 vjeçare.

Zëdhënësi i spitalit Xhons Hopkins në shetin Baltimor, Gari Stifenson, njoftoi se Hejg vdiq sot herët në mëngjes.

I ndjeri Hejg ishte pranuar në spital më 28 janar.

Ai ka shërbyer si sekretar shteti nën presidentët Ronald Regan, Riçard Nikson dhe Xherald Ford.

Ai pa sukses pat garuar për president në vitin 1988.
XS
SM
MD
LG