Ndërlidhjet

Ukrainë: Gjykata u pajtua me tërheqjen e Timoshenkos


Një gjykatë e lartë në Ukrainë është pajtuar sot që t’i ndalë dëgjimet juridike, lidhur me ankesën për zgjedhjet presidenciale në këtë vend, që e kishte paraqitur kryeministrja Julia Timoshenko.

Gjyqtari Oleksander Nehitailo, tha se gjykata “do ta lërë rastin e kandidates presidenciale Julia Timoshenko pa shqyrtim”.

Më herët gjatë ditës, zonja Timoshenko, tha se tërhiqet nga ankesa e saj lidhur me fitoren e rivalit Viktor Janukoviq, pasi nuk besonte se rasti i saj do të kishte dëgjim korrekt në gjykatë.
XS
SM
MD
LG