Ndërlidhjet

Rozhe: Vankuveri do mbahet mend nga vdekja e gjeorgjianit



Kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar tha se lojërat në Vankuver gjithmonë do të mbahen mend për vdekjen e sportistit nga Gjeorgjia, Nodar Kumaritashvili.

Zhak Rozhe e quajti vdekjen “tragjike”, dhe tha se nuk mund të ketë lumturi kur atletët vdesin.

Por përveç kësaj vdekje dhe disa problemeve fillestare, Rozhe tha se Olimpiada në Vankuver po shkon shumë mirë.

Kumaritashvili vdiq gjatë një stërvitjeje në shtegun e akullt kur saja e tij rrëshqiti dhe doli nga shtegu.
XS
SM
MD
LG