Ndërlidhjet

Pakistan: MIlitantët hodhën në erë dy shkolla



Militantë të dyshuar kanë hedhur në erë dy shkolla të djemve në veriperëndim të Pakistanit, afër kufirit afgan.

Askush nuk është lënduar nga shpërthimet që ndodhën në orët e hershme të mëngjesit në dy shkollat në rajonin fisnor Mohmand.

Një zyrtar i administratës lokale i fajësoi talibanët, duke thënë se kërkonin hakmarrje për ofenzivën ushtarake të qeverisë kundër kryengritësve islamistë.
XS
SM
MD
LG