Ndërlidhjet

Talibanët refuzojnë thirrjet e Karzait për bisedime paqësore



Talibanët në Afganistan sot edhe një herë e kanë hedhur poshtë thirrjen e presidentit Hamid Karzai për bisedime.

Zëdhënësi i talibanëve, Muhamed Juusf e akuzoi Karzain se është “kukull”, duke shtuar se ai nuk mund ta përfaqësojë vendin apo qeverinë.

Dje, Karzai e ripërsëriti thirrjen e tij në parlament që talibanët ta pranojnë propozimin paqësor.

Në konferencën mbi Afganistanin në Londër në janar, vendet donatore i mbështetën planet e Karzait për bisedime paqësore me ata militantë që do të heqin dorë nga dhuna.

Deri sot, thirrjet e tilla nuk janë pranuar përkundër ofenzivës së vazhdueshme të NATO-s dhe kapjes së njeriut të dytë të talibanëve.
XS
SM
MD
LG