Ndërlidhjet

Sekuestrohet droga e fshehur në ndihmat humanitare



Policia e Rumanisë ka konfiskuar rreth 100 kg heroin, të fshehur në një kamion me targa të Bullgarisë, i cili transportonte ndihma humanitare për Haitin.

Droga është zbuluar me ndihmën e qenve të stërvitur në kufirin rumuno-bullgar, kanë njoftuar mediat rumune.

Vozitësi i kamionit është arrestuar dhe mund të dënohet deri në 25 vjet burg.

Sipas të dhënave jozyrtare, kamioni transportonte pasta për dhëmbë, sapunë dhe pajisje higjienike në qytetin Antverpen në Belgjikë.
XS
SM
MD
LG