Ndërlidhjet

Hollbruk përmbyll turneun në Azinë Qendrore



Emisari amerikan Riçard Hollbruk e ka përfunduar turneun e tij në Azinë Qendrore.

Hollbruk, i cili është i dërguar i Amerikës për Afganistanin dhe Pakistanin, tha se turneu i tij, i cili sot u përmbyll në Kazakistan, kishte synim parësor t’i adresojë shqetësimet rajonale rreth Afganistanit, megjithëse nuk dha detaje tjera.

Ai e quajti Kazakistanin “partner strategjik solid”.

Më herët gjatë ndalesës në Taxhikistan, Hollbruk tha se bisedimet në Dushanbe ishin fokusuar në energjinë dhe shfrytëzimin e ujit në rajon.
XS
SM
MD
LG