Ndërlidhjet

KFOR: Dy kompani amerikane dislokohen në veri



Nga data 22 - 24 shkurt, dy kompani të KFOR-it, të cilat i përkasin forcave manovruese Amerikane nga Grupi Luftues Shumëkombësh Lindje, do të dislokohen në Veri të Kosovës, thuhet në komunikatën e KFOR-it në Prishtinë.

Në njoftim thuhet se dislokimi do të vërtetojë aftësinë operacionale të përforcimit dhe mbështetjes së cilitdo grupi luftues në Kosovë.

"Ky ushtrim nuk është përgjigje ndaj apo përgatitje për ndonjë situatë momentale që po ndodh apo që pritet të ndodhë në Kosovë. Kjo ka për qëllim të verifikojë në terren, edhe njëherë se KFOR-i mund të mbështetet në operacione më fleksibile, të dislokojë forca me shpejtësi dhe vendosmëri kurdo dhe kudo që është e nevojshme", thuhet në njoftim.
XS
SM
MD
LG