Ndërlidhjet

logo-print

Petraus: Operacioni në Afganistan do të jetë i gjatë



Gjenerali amerikan që i mbikqyr luftërat në Irak dhe Afganistan, tha se betejat aktuale rreth qytetit jugor afgan Marxhah janë fillimi i një fushate të gjatë.

Gjenerali Dejvid Petraus i tha rrjetit NBC se fushata me siguri do të zgjasë 12 deri 18 muaj, dhe është pjesë e strategjisë së rishikuar amerikane për luftimin e kryengritësve në Afganistan.

Petraus nuk dha vlerësime se sa mund të zgjasë operacioni në Marxhah, por tha se ashtu si në Irak, forcat amerikane presin luftime kur të hyjnë në vendet, të cilat armiku i konsideron të shenjta.
XS
SM
MD
LG