Ndërlidhjet

Thaçi: Përdhosja e varrit është akt barbar



Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka cilësuar akt barbar përdhosjen e varrit të një serbeje në varrezat ortodokse të Gjilanit, dy ditë më parë.

Ai tha sot në Gjilan se nuk duhet të politizohet ky veprim i shëmtuar, sepse sa është ky veprim kriminal, po aq kriminal është edhe politizimi i tij.

Thaçi i ka vizituar varrezat ortodokse në qytetin e Gjilanit të dielën, i shoqëruar me ministrin për Kthim, Sasha Rashiq.
XS
SM
MD
LG