Ndërlidhjet

Madeira: 40 të vdekur nga përmbytjet



Autoritetet e Portugalisë thonë se bilanci më i ri nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në ujdhesën Madeira ka shkuar në te pakten 40 të vdekur dhe më shumë se 100 të zhdukur apo të plagosur.

Lisbona ka dërguar aeroplanë me ndihma dhe anije me helikopterë në misione kërkimi dhe shpëtimi, si dhe për të shpërndarë ndihmat shumë të nevojshme në këtë ujdhesë që ndodhet në Oqeanin Atlantik.

Përmbytjet u shkaktuan nga stuhitë e forta dhe shirat e mëdha.
XS
SM
MD
LG