Ndërlidhjet

Madeira: Po vazhdojnë përpjekjet për shpëtim


Ekipet e shpëtimit në Madeira të Portugalisë i kanë vazhduar përpjekjet për shpëtimin e personave që mund të jenë nën gërmadhat e shkaktuara nga vërshimet dhe shembja e dheut.

Nga këto vërshime, deri tash kanë humbur jetën 42 vetë, ndërsa së paku 120 të tjerë janë lënduar.

Zyrtarët kanë tërhequr vërejtjen se numri i të vrarëve mund të rritet, pasi shumë vetë konsiderohen të zhdukur.

Të reshurat e mëdha dhe shembja e dheut i kanë shkatërruar rrugët, urat dhe ndërtesat në qytetin më të madh të ujdhesës, Funçal, dhe në vendbanimet e tjera.
XS
SM
MD
LG