Ndërlidhjet

Berlin. Pilotët e kompanisë Lufthansa e nisën grevën


Afro 4 mijë pilotë të kompanisë gjermane, Lufthansa, që është kompania më e madhe ajrore në Evropë, e kanë filluar sot grevën katër-ditëshe, me të cilën kërkojnë siguri më të madhe për vendet e punës.

Për shkak të grevës, pritet që afro 800 fluturime në ditë, do të anulohen dhe kjo gjë mund të shkaktojë humbje të lidhjeve ajrore për udhëtarët në Gjermani dhe në mbarë botën.

Sindikata e pilotëve vendosi që ta fillojë grevën për shkak të shqetësimeve se Lufthansa do të përpiqet që ta zvogëlojë çmimin e kushtimit, duke angazhuar pilotë të jashtëm, që janë të gatshëm të punojnë me rroga më të vogla.

Kompania ka vlerësuar se anulimi i fluturimeve gjatë grevës katër-ditëshe të pilotëve mund të shkaktoj humbje në vlerë prej 100 milionë euro.
XS
SM
MD
LG