Ndërlidhjet

Kabul: Zyrtarët thonë se nga sulmi i NATO-s u vranë 19 civilë


Zyrtarët e Afganistanit thonë se së paku 19 civilë janë vrarë nga një sulm ajror i NATO-s kundër konvojit të makinave në pjesën jugore të këtij vendi.

NATO-ja ka konfirmuar se të shtunën ka sulmuar kundër një grupit të makinave, për të cilat besonte se bartnin kryengritës, ndërsa më vonë u zbulua se në vetura kishte vetëm gra dhe fëmijë.

NATO-ja nuk ka paraqitur të dhëna se sa vetë kanë vdekur.

Zyrtari lokal në provincën Uruzgan, Amanullah Hothaki, tha se 19 vetë janë vrarë nga sulmi.

Zëdhënësi i ministrisë së brendshme, Zemeri Bashari, tha se ai ka raporte se janë vrarë 27 vetë. Sipas tij, në makina ishin 42 vetë, të gjithë civilë.

Qeveria e Afganistanit dhe NATO-ja i kanë filluar hetimet.
XS
SM
MD
LG