Ndërlidhjet

logo-print

BE dënon vjedhjen e identitetit të qytetarëve evropianë



Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian në takimin e sotëm kanë dënuar përdorimin e dokumentave të fallsifikuara të qytetarlve të Unionit në vrasjen e militantit të Hamasit, Mahmud al-Mabuh në Dubai janarin e kaluar.

Bashkimi Evropian “dënon ashpër përdorimin e pashaportave të fallsifikuara evropiane dhe kartave të kreditit, përmes vjedhjes së identitetit të qytetarëve evropianë, për anëtarët e skuadrës së përfshirë në vrasje”, thuhet në deklaratën e Brukselit zyrtar.

Deklarata nuk e përmend drejtpërdrejt Izraelin.

Dyshohet se agjencia izraelite e zbulimit, Mosad, fshihet pas vrasjes së Al-Mabuhit Mosadi është akuzuar për fallsifikim të pashaportave britanike, irlandeze, franceze dhe gjermane, në mënyrë që vrasësit të hynin në Dubai me identitete të rreme.
XS
SM
MD
LG