Ndërlidhjet

logo-print

KE hedh poshtë mundësinë për ndihmë financiare Greqisë



Komisioni Evropian ka hedhur poshtë informacionet se do të ketë një paketë financiare në vlerë 20-25 milionë euro për të ndihmuar ekonominë greke.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Amadeu Altafaj, deklaroi se “nuk ekziston ndonjë plan i tillë”, pasi Greqia nuk ka kërkuar asnjë euro të vetme për të kapërcyer situatën e rëndë ekonomike ku gjendet.

Defiçiti buxhetor i Greqisë ka arritur në nivelin rekord të 12.7%, duke rrezikuar gjithë ekonomitë e eurozonës. Kufiri i defiçitit buxhetor në vendet e eurozonës është 3%.
XS
SM
MD
LG