Ndërlidhjet

Tiranë: Delegacioni i KE-së takime për krizën



Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës është takuar gjatë ditës së sotme me drejtuesit më të lartë të institucioneve në Shqipëri.
Delegacioni është takuar me presidentin Topi, kryeministrin Berisha dhe kryetaren e Kuvendit, Topalli.

Në qendër të takimeve ka qenë zgjidhja e krizës politike në Shqipëri, të krijuar nga mospjesëmarrja e opozitës në Kuvendin e dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit.

Javë më parë Këshilli i Evropës miratoi një rezolutë ku bënte thirrje për zgjidhjen e ngërçit politik.

Kreu i delegacionit të KE-së e ka vlerësuar pozitivisht takimin dhe rolin me presidentin Topi. Nga ana tjetër kryeministri dhe kryetarja e Kuvendit janë shprehur të gatshëm për zgjidhjen e krizës si dhe për hetimin e zgjedhjeve sipas kushtetutës.

Delagacioni i Asamblesë Parlamentare të KE-së do të takohet dhe me kreun e Partisë Socialiste në opozitë, Edi Rama.
XS
SM
MD
LG