Ndërlidhjet

logo-print

Prishtinë: Qeveria bashkëpunon me Austrinë rreth aksidentit



Nga përplasja e një autobusi dhe dy kamionave, në një autostradë në Austri, kanë humbur jetën 6 vetë dhe janë plagosur 37 të tjerë, kanë njoftuar autoritetet.

Mësohet se shoferi i autobusit dhe pesë udhëtarë që gjendeshin në vendet e para ishin në mesin e viktimave. Policia austriake tha se përplasja ndodhi mesnatën e së dielës afër vendbanimit Hajlegenkrojc.

Vili Konrath, zëdhënësi i policisë tha se 20 persona kanë marrë plagë të rënda derisa 17 të tjerë kanë pësuar lëndime të vogla. Hetimet për të identifikuar viktimat dhe shkaqet e aksidentit po vazhdojnë. Mediat austriake kanë raportuar se në autobus gjendeshin udhëtarë nga Kosova, që kishin si destinacion Gjermaninë. Policia ka konfirmuar vetëm se autobusi ishte me targa gjermane.

Kryeministri, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjet e viktimave. Në telegram mes të tjerash thuhet se qeveria është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet austriake “për t’iu ardhur në ndihmë të aksidentuarve dhe për të zbardhur në tërësi shkakun e aksidentit”.
XS
SM
MD
LG