Ndërlidhjet

Lufthansa çon në gjykatë pilotët grevistë



Lufthansa ka kërkuar nga gjykata të ndalojë grevën e pilotëve të kësaj kompanie ajrore. Pilotët e kompanisë gjermane të fluturimeve kanë filluar një grevë katër ditore, si pasojë e së cilës janë anulluar 3200 fluturime. Greva ka shkaktuar vështirësi në transportin ajror në Gjermani dhe më gjerë.

Greva ka për qëllim të kundërshtojë planet e kompanisë, që synon të ulë koston e fluturimeve duke punësuar pilotë të huaj, të cilët janë të gatshëm të punojnë për rroga më të ulëta se të pilotëve aktualë.

Lufthansa është kompania më e madhe ajrore nisur nga volumi i shitjeve.
XS
SM
MD
LG