Ndërlidhjet

Lieberman: S’ka prova për përfshirjen e Izraelit në vrasjen në Dubai



Ministri i jashtëm i Izraelit, Avigdor Lieberman, tha të hënën se “nuk ka prova” që vendi i tij të jetë i përfshirë në vrasjen e një prej drejtuesve të Hamasit në Dubai.

Reagimi i Liebermanit erdhi pas deklaratës së ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian ku dënohej përdorimi i dokumentave të fallsifikuara të qytetarëve të Unionit në vrasjen e militantit të Hamasit, Mahmud al-Mabuh, janarin e kaluar.

Bashkimi Evropian “dënon ashpër përdorimin e pashaportave të fallsifikuara evropiane dhe kartave të kreditit, përmes vjedhjes së identitetit të qytetarëve evropianë, për anëtarët e skuadrës së përfshirë në vrasje”, thuhet në deklaratën e Brukselit zyrtar.

Deklarata nuk e përmend drejtpërdrejt Izraelin.

Dyshohet se agjencia izraelite e zbulimit, Mosad, fshihet pas vrasjes së Al-Mabuhit.
XS
SM
MD
LG