Ndërlidhjet

Delegacioni i KE-së mbledh Berishën e Ramën në presidencë



Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës do sjellë në presidencë, në një takim të përbashkët kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha dhe kreun e Partisë Socialiste në opozitë, Edi Rama.

Gjatë ditës delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës është takuar me presidentin Topi, kryeministrin Berisha, kryetaren e Kuvendit, Topalli dhe kryetarin e opozitës Edi Rama.

Në qendër të takimeve ka qenë zgjidhja e krizës politike në Shqipëri, të krijuar nga mospjesëmarrja e opozitës në Kuvendin e dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit.

Javë më parë Këshilli i Evropës miratoi një rezolutë ku bënte thirrje për zgjidhjen e ngërçit politik.
XS
SM
MD
LG