Ndërlidhjet

Turqi: Arrestohen 40 persona



Mediat turke raportojnë se së paku 40 persona janë arrestuar, përfshi figura të larta të ushtrisë. Ata janë arrestuar nën akuzat për komplot për rrëzimin e qeverisë. Qeveria bën të ditur se pjesë e komplotit ishte dhe sulmi ndaj një xhamie.

Arrestimet kanë rritur tensionet mes partisë në pushtet, që ka rrënjë islamike dhe strukturave të ushtrisë. Kreu i ushtrisë turke ka hehdur poshtë akuzat, duke theksuar se grushtet ushtarake janë diçka e së shkuarës.

Ushtria turke ka rrëzuar katër qeveri që nga viti 1960. Rasti i fundit daton në vitin 1997.
XS
SM
MD
LG