Ndërlidhjet

Britania fillon shpimin në bregdetin e Folklandeve



Kompania britanike e naftës Desire Petroleum ka filluar shpimin në ujërat rreth ishujve Folklande. Operacionet e shpim-kërkimit të naftës filluan, megjithë kundërshtimet e ashpra nga Argjentina.

Kjo e fundit i ka cilësuar si shkelje të sovranitetit hapat e marra nga Britania. Londra zyrtare i mban ishujt që nga viti 1833. Mosmarrëveshjet për ishujt Folklande çuan në luftën e vitit 1983. Nga humbja e asaj lufte Argjentina ka vendosur të kërkojë vetëm me metoda paqësore kontrollin mbi ishujt.
XS
SM
MD
LG