Ndërlidhjet

SHBA: Imigranti afgan pranoi komplotin për sulm vetëvrasës


Imigranti afgan, Naxhibullah Zazi, e ka pranuar fajësinë për komplot me sulm vetëvrasës me bombë, kundër metros së qytetit të Nju Norkut.

Ai tha se nga al-Kaida, në rajonin e Vaziristanit në Pakistan, ishte stërvitur për prodhimin e bombave dhe të armatimit.

Zazi tha se ishte i gatshëm për ta sakrifikuar vetveten, për ta tërhequr vërejtjen, për atë, siç theksoi ai, se çka po u bëjnë civilëve Shtetet e Bashkuara në Afganistan.

Prokurori i përgjithshëm amerikan, Erik Holder, tha se Zazi po planifikonte sulmin më serioz kundër Shteteve të Bashkuara, prej sulmeve terroriste më 11 shtator 2001.

“Nuk ka dyshim se janë shpëtuar jetët e amerikanëve. Ky hetim po vazhdon dhe ne do të punojmë në gjithë botën, për t’i sjellë para drejtësisë edhe të tjerët që janë të involvuar dhe për të marrë informacione, të cilat do t’i shfrytëzojmë për t’i shkatërruar komplotet e mëtejshme”, tha Erik Holder.

I akuzuari Naxhibullah Zazi, 25 vjeçar, mund të dënohet me burgim të përjetshëm.
XS
SM
MD
LG