Ndërlidhjet

Afganistan: Nga shpërthimi i bombës – 7 të vrarë


Policia afgane njoftoi se nga shpërthimi i një bombe në provincën Helmand janë vrarë 7 vetë dhe plagosur më se 10 të tjerë. Zyrtarët lokalë thanë se të gjithë personat e vrarë ishin civilë.

Sulmi në vendin Lashkar Gah ndodhi sot kur shpërtheu ekplozivi në një motoçikletë të parkuar.

Nuk është e qartë se cili ishte caku i këtij shpërthimi.

Aktualisht në provincën Helmand po vazhdon ofensiva madhore e forcave të Shteteve të Bashkuara, të NATO-s dhe ushtarëve afganë, kundër militantëve talibanë. Kjo ofensivë ka hyrë në ditën e 11-të.
XS
SM
MD
LG