Ndërlidhjet

Turqi: 50 komandantë ushtarakë në arrest për komplot


Prokurorët në Turqi po zhvillojnë hetime kundër afro 50 komandantëve ushtarakë lidhur me dyshimet për plane për përmbysjen e qeverisë me origjinë islamike.

Në mesin e të arrestuarve janë së paku 14 oficerë ushtarakë të lartë të tashëm dhe të dikurshëm.

Prokurorët thonë se para shtatë vitesh, oficerët kishin planifikuar shpërthime me bomba për të krijuar kaos, duke krijuar kushte që armata të shpallte gjendje të jashtëzakonshme dhe ta përmbyste qeverinë.

Prokurorët i kishin filluar proceset kundër të dyshuarve për konspiracion në ushtri gjatë dy viteve të fundit, por deri tash nuk ka pasur vendime për dënime.

Kritikët thonë se qeveria po i përdorë raportet për konspiracioin për ta goditur opozitën.

Armata e Turqisë e sheh vetveten si mbrojtës i traditës sekulare të këtij vendi dhe prej vitit 1960 i ka përmbysur katër qeveri.
XS
SM
MD
LG