Ndërlidhjet

logo-print

Iran: U arrestua lideri i grupit militant sunit


Mediat shtetërore të Iranit kanë raportuar se forcat e sigurisë kanë arrestuar liderin e grupit të armatosur sunit opozitar, Abdulmalik Rigi.

Ky grup kishte ndërmarrë një kryengritje të nivelit të vogël në Iranin juglindor.

Sipas raporteve, forcat e sigurisë e kanë arrestuar liderin e grupit Xhundallah, i cili e akuzon udhëheqjen shiite të Iranit për diskriminim të sunitëve.

Grupi kryengritës sunit Xhundullah e kishte marrë përgjegjësinë për disa sulme me bomba brenda Iranit, nga të cilat gjatë viteve të fundit janë vrarë dhjetëra vetë.

Irani e akuzon Xhundullahun se ka lidhje me grupin terrorist al-Kaida.
XS
SM
MD
LG