Ndërlidhjet

Shtyhet sërish seanca kundër Albin Kurtit


Seanca gjyqësore kundër Albin Kurtit, liderit të lëvizjes “Vetëvendosje”, është shtyrë për 2 mars të këtij viti.

Zoti Kurti as ditën e sotme nuk është paraqitur në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, me gjithë urdhër-arrestin që gjykatësi kryesues i panelit ka lëshuar për ta sjellë atë në Gjykatë.

Kurti është akuzuar për "organizimin e një turme që ka kryer vepër penale, për drejtimin dhe pjesëmarrjen në një grup që ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre, dhe për thirrje në rezistencë me forcë ose me kërcënim të rëndë më 10 shkurt të vitit 2007".

Lideri i lëvizjes “Vetëvendosje” e ka cilësuar procesin gjyqësor kundër tij të motivuar politikisht.
XS
SM
MD
LG