Ndërlidhjet

logo-print

Mas: Kosova nuk mund të kthehet nën autoritetin e Serbisë


Serbia duhet ta kuptoj se e ka humbur Kosovën dhe se duhet të lëvizë, kanë thënë përfaqësuesit diplomatikë udhëheqës perëndimor në deklaratat më të qarta deri tash në këtë temë.

“Franca e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe kjo është situatë e pakthyeshme”, i tha ambasadori francez në Beograd, Zhan Fransua Terral, së përditshmes Veçernje Novosti.

Nga ana tjetër, ambasadori gjerman Volfram Mas, i tha gazetës Pres se “për ne Kosova është fqinje e Serbisë” dhe se “Kosova nuk mund të kthehet nën krahun e autoritetit të Beogradit”.
XS
SM
MD
LG