Ndërlidhjet

Ahmadinexhad: Nuk ka mundësi të ndalet hovi bërthamor



Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad tha sot se “nuk ka mundësi” që fuqitë botërore ta ndalin hovin e ecjes bërthamore të vendit të tij.

Ahmadinexhad tha se akuzat e fuqive botërore se Irani po punon për armatim bërthamor janë “të pabaza”, dhe se programi bërthamor i vendit nënkupton “përshpejtim të prosperitetit të Iranit”.

Komentet e tij u bënë një ditë pasi Irani tha se planifikon të ndërtojë dy uzina tjera për pasurimin e uraniumit brenda malit, për t’i mbrojtur nga sulme të mundshme.

Irani tha se punimet do të fillojnë në Vitin e Ri Persik, i cili fillon në 21 mars.
XS
SM
MD
LG