Ndërlidhjet

Afganistan: 1.000 ushtarë të vrarë amerikanë nga fillimi i luftës



Numri i ushtarëve të vrarë amerikanë në Afganistan prej fillimit të luftës ka mbërritur në 1.000, njoftoi një faqe e pavarur interneti.

Njoftohet se 54 trupa amerikane janë vrarë këtë vit në Afganistan, duke e çuar në 1.000 numrin e të vrarëve prej fillimit të Operacionit Liria e Qëndrueshme në fund të vitit 2001.

Gjithsejt 926 ushtarë amerikanë janë vrarë brenda Afganistanit, ndërsa të tjerët kanë humbur jetën në kuadër të operacionit të njëjtë në vendet për rreth Afganistanit, në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.
XS
SM
MD
LG