Ndërlidhjet

Beograd: Fletëarrest për priftin që përvetësoi paratë e kishave



Serbia ka lëshuar fletëarrest ndërkombëtar për një prift nga Kosova, i cili dyshohet për përvetësimin e fondeve të shtetit dhe të kishës.

Gjykata e Lartë në Beograd tha se ka hapur hetimet kundër Simeon Vilovski, nën dyshime se i ka përvetësuar paratë që ishin destinuar për rindërtimin e kishave në Kosovë.

Mediat kanë raportuar se Vilovski me siguri ka ikur në Greqi.

Vilovski ka shërbyer në Kosovë nën peshkopin Artemie, i cili kohë më parë u pezullua nga kisha për pretendimet e njëjta.
XS
SM
MD
LG