Ndërlidhjet

Krivokapiq: Serbia është atdheu i kriminalitetit



Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq e ka akuzuar sot Beogradin zyrtar se përpiqet që problemin e karteleve të drogës ta bartë në Mal të Zi, dhe ka vlerësuar se Serbia është "atdheu i këtij kriminaliteti dhe seli e oktapodit, njëri krah i të cilit është shtrirë deri në Malin e Zi".

Në një intervistë për radion malazeze, Krivokapiq ka thënë se dileri i drogës Darko Shariq është shtetas i Serbisë, dhe tash kërkojnë që këtë problem "t'ia ngarkojnë Malit të Zi".

Ai i ka bërë thirrje Beogradit zyrtar që "ta zgjidhë këtë problem", ndërsa akuzat nga Serbia i ka cilësuar si pretendime të Beogradit që "t'i rregullojë punët" në Mal të Zi.

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi i ka vlerësuar se akuzat nga Serbia për lidhjet e elitës politike malazeze me kriminalitetin janë "të papranueshme", duke përmendur si shembull deklaratën e ministres serbe të Drejtësisë, Snezhana Maloviq.
XS
SM
MD
LG