Ndërlidhjet

KE: Shqipëria të zgjidhë krizën, ndryshe ndërhyjnë tjerët



Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, u apeloi të dyja palëve në Shqipëri t’i japin zgjidhje krizës politike, përndryshe ajo do të jepet nga organizma tjerë, siç është Komisioni i Venecias.

“Mungesa e dialogut parlamentar bllokon punën në institucionet shtetërore. Presim që çështja të zgjidhet menjëherë, palët të rigjejnë dialogun politik duke filluar nga ky moment”, tha kryetari i Asamblesë Parlamentare, Mevlut Çavushoglu, duke inkurajuar punën e presidentit për negociatat me krerët politikë.

“Deklarojmë se opozita duhet t’i japë fund bojkotit dhe të kthehet në Kuvend, jo për një ditë, por kthim të përhershëm. Ndërkohë bëjmë thirrje për hetim të zgjedhjeve”, tha Çavushogllu.

Ai tha se zhvillimet e reja në politikën shqiptare do të monitorohen rreptësisht nga Këshilli i Evropës.
XS
SM
MD
LG