Ndërlidhjet

Metju Nimic i filloi vizitat në Shkup dhe Athinë



Ndërmjetësi i OKB-së në zgjidhjen e kontestit rreth emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, Metju Nimic, mbërriti Shkup në përpjekje për të afruar palët në kapërcimin e mosmarrëveshjes shumëvjeçare për emrin e Maqedonisë.

”Unë pres shumë nga kjo vizitë. Nuk kam sjellur propozime konkrete, por ide të mençura që mund të lëvizin përpara procesin e zgjidhjes së kontestit”, tha Nimic me të arritur në Shkup, ku sot dhe nesër do të takohet me zyrtarët më të lartë shtetërorë.

Kryeministri Nikolla Gruevski tha se Maqedonia ka qasje konstruktive në zgjidhjen e çështjes së emrit.

“Ne jemi të hapur që me një qasje pozitive të vijmë deri tek zgjidhja për problemin. Shpresojmë se do të ketë edhe vizita të tjera të Nimicit të cilat do të japin rezultate konkret dhe do të lëvizin të procesit”, deklaroi Gruevski.

Nesër Nimic do të udhëtoj në Athinë në takime me zyrtarët grekë. Athina përveç ndryshimit të emrit të Maqedonisë kërkon edhe ndryshimin e gjuhës dhe të identitetit maqedonas me arsyetimin se ky komb nuk mund të pretendojë të jetë pasardhës i maqedonëve antikë.

Por, kërkesat e palës greke kundërshtohen nga Shkupi zyrtar dhe kjo ka bërë që Athina të kushtëzojë integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE me arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme për kontestin.
XS
SM
MD
LG