Ndërlidhjet

Irak: Mbi 4 miliardë dollarë fitim nga nafta në janar



Iraku ka fituar më shumë se katër miliardë dollarë nga eksporti i pothuaj 60 milionë fuçive naftë.

Ministria e Naftës tha se 45 milionë fuçi janë eksportuar nga terminali jugor i Basrës në Gji, ndërsa 14.7 milionë nga fushat veriore në Kirkuk.

Iraku aktualisht prodhon 2.4 milionë fuçi nafte në ditë, nga të cilat rreth 2 milionë eksportohen.

Fitimet nga nafta përbëjnë 85 përqind të fitimeve të shtetit irakian.

Me rezervat prej 115 miliardë fuçi, Iraku është vendi i tretë për nga rezervat e naftës, pas Arabisë Saudite dhe Iranit.
XS
SM
MD
LG